Komuna e Mitrovicës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në sektorin e Bujqësisë, me ç’rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar kontratat me 56 fermerë përfitues të mekanizmave bujqësor.
Me këtë rast kryetari Bahtiri tha se është i lumtur që Komuna është në gjendje që të ndihmoj sektorin e bujqësisë, përkatësisht fermerët e komunës përmes projekteve të ndryshme.
“Fakti se sot po i nënshkruajmë kontratat me 56 fermerë të Komunës, tregon për përkushtimin tim që të mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në veçanti fermerët. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera, duke siguruar subvencione nga buxheti i komunës, apo edhe nga donatorë të ndryshëm”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Ndërkaq, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, theksoi se nga ky projekt janë zgjedhur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kërkesat e parapara nga DBZHR.
Përmes këtij projekti 10 fermerë kanë përfituar Rotofreza 2.0 m gjerësi, 38 fermerë, mbledhëse bari në formë dielli, dhe 8 fermerë spërkatëse për grurë në sasi prej 500 litra.
Ky projekt ka kushtuar rreth 24 mijë euro, ku komuna ka participuar me 70% ndërsa fermeri 30%. /arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...