Google ADS

56 aksidente brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 1700 gjoba

12:02 | 12 Maj 2024
E.H

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 719 gjoba për shkelësit e trafikut.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, prej tyre 23 aksidente janë me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të PK thuhet se janë arrestuar 24 persona, 20 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme