552 raste aktive me COVID në Kosovë

07:11 | 5 Prill 2022
S D

Aktualisht në Kosovë janë 552 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara edhe 27 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Janë shëruar edhe 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 890.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 100 mijë e 228 të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme