Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 01-07/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 550 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,37 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 3 gjoba
– Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba
– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba
– Motoçikleta të konfikuara , 1
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve
Gjithsej , 1600 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente:
– Aksidente fatale , 0
– Aksidente me lëndime, 23
– Aksidente me dëme materiale, 39
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...