Adem Izmaku kalon më së paku 4 orë në ditë duke luajtur ndër lojërat më të vjetra, Shahun.
Rreth moshës 70 vjeçare, Izmaku luan shah që 55 vite dhe është ndër lojtarët më të mirë në mesin e këtyre shokëve.
“Jemi të rregull vijmë çdo ditë e kalojmë kohen këtu me shokë. Unë luaj që 55 vite shah që nga fëmijëria. Prej shkollës fillore kena bo gara se vij nga Vushtrria e kena luajt me shkolla të tjera e tani e kalojmë kohën me këta shokët”
Në këtë çajtore të vogël, fjala “Shah-Mat” mund të dëgjohet më së shpeshti.
Këtu, kalojnë ditën dhjetëra pensionist e dashamirë të shahut që cilët me pasion luajnë me orë të tëra.
Ndër profesionistët e lojës shah, i cili gjithë jetën e tij e ka kaluar duke luajtur, është Zeqir Sahiti.
Ai thotë se lojën e shahut e ka hobi dhe kalon gjithë ditën duke luajtur me shokë.
“Tan jeta me ka shku me lujt shah. Shahu është një lojë që na argëton. Na s’kemi edhe ku me shku e vijmë këtu me lujt. Jemi rreth 20-30 shokë të mijë dhe e kalojmë të gjithë ditën këtu”, tha ai.
Edhe Gani Krasniqi i moshës 70 vjeçare përpos lojës së shahut thotë se këtu kalojnë momente të mira me moshatarë.
E ky vend i vogël nuk ka kaluar pa i rënë në sy edhe një gazetari amerikan i cili ua dhuroj këto fotografi.
Nga ora 10 e mëngjesit e deri në mbrëmje këta pensionist kalojnë pothuajse gjithë ditën në këtë vend dhe problemi i tyte është të zënë një karrige për të fillua lojën./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...