Për rreth katër vjet e kishte parë çdo ditë djalin e saj teksa përdorte lëndë narkotike.
E pafuqishme për ta ndihmuar djalin nga frika e paragjykimeve nga jashtë familjes. Shpeshherë ishte shtirur si naive dhe e kishte lënë nën mëshirën e fatit.
E adresa e parë ku kishte ‘hapur zemrën’ ishte Qendra Këshilluese “Këshillimi”.
Tashmë 55 vjeçarja nga Ferizaj në një intervistë dhënë për arbresh.info ka treguar detaje për jetën e saj dhe djalit të saj përdorues të lëndëve narkotike.
Ajo ka thënë se djali i saj për herë të parë ka filluar përdorimin gjatë shkollës së mesme.
“Kur ka filluar ka qenë në shkollë të mesme. Bënte mungesat në shkollë, mësimin e linte pas dore duke kërkuar para vazhdimisht”, ka thënë ajo.
Ajo përshkruan edhe momentin kur për herë të parë e ka parë lëndën narkotike tek djali i saj.
“Është vërejtur edhe në fytyrë. Ishte agresiv. Periudha ka vazhduar 5-6 muaj derisa e kam zënë vet në shtëpi. Nuk është asgjë kjo, duhan i mbështjellët. Edhe unë jam shit naive deri në fund kur e teproi. Shumë rëndë më ka ardhë, por me shpresë se do t’ja dal”, ka shtuar ajo.
Ajo ka treguar edhe për ndihmën që i kanë ofruar në këtë qendër asaj dhe djalit të saj.
“Në momentin që e kam pa në Facebook, Qendrën e Këshillimit jam drejtuar këtu. Arjeta më ka prit shumë mirë, ka qenë problem me e bind djalin me ardhë këtu, ka qenë 2-3 herë dhe ka ndryshuar 70%. Po e përsërit nganjëherë, por ka përmirësim”, ka shtuar ajo.
E frika nga paragjykimet e të tjerëve kanë bërë që më herët të mos kërkohet ndihmë për atë apo djalin e saj.
“Jo nuk kemi shkuar te psikologu as asgjë sepse tu u ndiku te rrethi që mos të merr vesh rrethi apo dikush tjetër kemi provuar me e mbajt brenda familjes. Por, që është gabim sepse shumica e dinë më përpara jashtë familjes sesa vet familjes”, ka shtuar ajo.
Teksa ka thënë se frika i përcjell ende atë, dhe nënat e tjera të përdoruesve të tjerë, 55 vjeçarja nga Ferizaj ka thënë se në këtë Qendër gjejnë besimin e plotë.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...