Google ADS

55 vjeçari që vdiq në Drenas ishte punëtor i KEK-ut

08:02 | 29 Janar 2022
S D

Vdiq një person 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit, i cili dyshohet se ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për arbresh.info, ku tha se policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Besim Ibrahimi, që vdiq nga ky tym, ishte punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Këtë e bëri të ditur vetë kjo korporatë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Korporata Energjetike e Kosovës, sot në orët e vona, ka marrë lajmin e hidhur se në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, në shtëpinë e tij, kolegu ynë Besim Ibrahimi. Lajmin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata gjithashtu i kanë shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta të kolegut Besim Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe Besim!”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Vdes një 55 vjeçar nga Drenasi, dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme