55 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

23:55 | 8 Korrik 2020
L G

Ferizaj vazhdon të shënojë rritje të numrit të rasteve të reja me Koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në këtë komunë janë regjistruar edhe 55 raste të reja, duke çuar totalin në 177 raste aktive.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 55 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që çon në 177 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme