Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të vendeve të Evropës jug-lindore, në të cilin u diskutua për “Perspektivat e zgjerimit të BE-së, hapja e dyerve për vendet e Ballkanit”.
Gjatë këtij Samiti, në fjalën e rastit, Ministrja Hoxha theksoi se Ballkani sot më shumë se kurrë, ka nevojë për fqinjësi të mirë, integrim dhe promovim të vlerave të përbashkëta, të bashkuar me diversitet. Ministria e Drejtësisë, është ndër institucionet kryesore që u prin aktiviteteve në agjendën euro-integruese të Republikës së Kosovës në sektorin e sundimit të ligjit duke përqafuar vlerat e kësaj agjende si pasuri për neve dhe gjeneratat që do të vijnë, shtoi Ministrja Hoxha.
“Fuqizimi i sektorit të sundimit të ligjit dhe garantimi i një sistemi të pavarur dhe funksional i sistemit të drejtësisë, i cili garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, është njëra prej obligimeve kryesore që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së dhe e hyrë në fuqi në prill të vitit të kaluar. Këto obligime të MSA-së janë prioritete kryesore dhe njëkohësisht sfidat e Ministrisë që unë drejtoj”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se fuqizimi i sundimit të ligjit, përshpejton procesin euro-integrues të Kosovës.
Duke folur për aktivitetet e ndërmarra, Ministrja Hoxha theksoi se Ministria e Drejtësisë ka themeluar tashmë grupin për Rishikimin Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit si dhe është në proces në rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të procedurës penale, hartimin e Kodit Civil, fuqizimin e profesioneve të lira ligjore, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, ngritjen e performancës në sektorë të veçantë, ku vlerësojmë që japin argumente se ne duam që komponenta e zbatimit të ligjit të jetë ana e fortë e Republikës së Kosovës. Ministria e Drejtësisë është duke kontribuar që të përmirësojë llogaridhënien e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke reformuar, në aspektin ligjor, procedurat disiplinore, shtoi Ministrja Hoxha.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve dhe reformave të ndërmarra, Ministrja Hoxha përmendi edhe sektorët tjerë në të cilët po punohet me intensitet të shtuar me qëllim të avancimit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit, që është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.
Ministrja Hoxha gjatë fjalës së saj, theksoi rëndësinë dhe gatishmërinë e bashkëpunimit midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.
Ministrja Hoxha përmbylli fjalën e saj duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet relevante evropiane, si dhe nga përfaqësuesit e pranishëm në këtë konferencë, për të qenë pjesë integrale e të gjitha vlerave të Bashkimit Evropian, duke i promovuar dhe duke i mbrojtur këto vlera si pjesë të kulturës tonë, identitetit tonë të djeshëm, të sotëm dhe të nesërm, në pajtim me moton e BE-së, të bashkuar me diversitet.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...