Google ADS

54 vjeçari në Tërbovc të Lipjanit dyshohet se u vra nga vëllau i tij

21:05 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmuar se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në Tërbovc, dyshohet se është vrarë nga vëllai i tij rreth 58 vjeç.

“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllaun e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë kryeprokurori Imer Beka për KALLXO.com.

Ai shtoi se motivet e vrasjes janë edhe të paqarta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme