Google ADS

54 vjeçari i vrarë në Fushë-Kosovë para se të vdiste telefonoi Policinë

11:12 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

B.I, 54 vjeç që nga paslufta punonte si roje në kompaninë private “Lesna”, në Fushë Kosovë.
Në orët e hershme të së dielës (5 gusht) ai është qëlluar me armë zjarri po në vendin e tij të punës. Ndërkohë, që plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të ani pse me ndihmë të shpejtë është dërguar për në QKUK.

Rasti është konfirmuar për “Indeksonline” nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët kanë treguar se është hapur rasti si vepër penale “Vrasje e Rëndë”.

“Një person B.I 54 vjec, nga persona te dyshuar është plagosur me arme zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka ndërruar jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Indeksonline mëson se i ndjeri ka telefonuar policinë pas plagosjes.

“Hajnat m’kanë gjujt”, citohet tu ketë thënë i ndjeri policisë, tregojnë familjarët e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme