54 të vdekur e 5 mijë të lënduar në aksidente trafiku që nga janari

21:23 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjatë muajve të verës është rritur numri i aksidenteve me makina, të cilat nuk kanë ndonjë sinjalizues.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar tetë aksidente me mjete të tilla vetëm në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë, gjendje e njëjtë është edhe në rajonet e tjera.

Shkak i një numri të madh të aksidenteve gjatë verës janë edhe makinat bujqësore, të cilat lëvizin pa asnjë sinjalizues.

Edhe numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rritje nga viti paraprak.

Nga janari deri në qershor në rrugët e Kosovës kanë ndodhur më shumë se 50 aksidente me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekur 54 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme