Google ADS

54 qytetarë afganë sot u larguan nga Kosova drejt SHBA-ve

22:00 | 18 Nëntor 2021
L G

54 afganë që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë sot janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kjo është bërë e ditur gjatë takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, përmes një njoftimin e Qeverisë së Kosovës, ku tregohet  shkruan arbresh.info.

I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-ve, Giacobbe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, sidomos në lidhje me strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë.

“Falë këtij bashkëpunimi, sot në mëngjes edhe 54 qytetarë afganë që kishin gjetë strehim të përkohshëm në Kosovë tashmë kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar jetën e tyre të re”, thuhet në njoftimin e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme