Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.
Në këtë takim, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.
Komisioni, në bazë të raporteve të pranuara nga regjionet të cilat sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se vetëm gjatë ditës së sotme për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 53 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.
Gjithashtu, gjithnjë sipas këtyre raporteve të pranuara, për një komisioner dhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje të rregullave dhe nëse vërtetohen shkeljet, emrat e tyre do të publikohen dhe do të iniciohen masat sipas legjislacionit në fuqi.
Komisioni Shtetëror i Maturës, falënderon drejtoritë komunale të arsimit të komunave përkatëse, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...