Google ADS

53 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

11:32 | 17 Mars 2021
V. S.

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza, kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 36 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Kanosja“.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave. Po ashtu,

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër tetë personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur pesë aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme