53 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, Policia shqiptoi mbi 2,120 gjoba

09:03 | 31 Janar 2024
E.H

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa për shkelësit e trafikut.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 53 aksidente, prej tyre një aksident është me fatalitet, 13 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Ndërsa janë arrestuar 17 persona, shtatë janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajte të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme