Nxënësit kosovarë nuk janë të sigurt në objekte shkollore. Vetëm vitin e kaluar rreth 150 prej tyre kanë marrë lëndime trupore ndërsa janë identifikuar 16 raste të posedimit të substancave narkotike.
Kështu kanë bërë të ditur për arbresh.info nga Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e policisë thuhet se saktësisht kanë ndodhur 122 raste të lëndimeve të lehta trupore.
“Policia e Kosovë rastet kriminale i emërton dhe evidenton bazuar në Kodin Penal, kështu për të plotësuar interesimin tuaj po ua përcjellim rastet (veprat penale): Lëndim i lehtë trupor kane ndodhur 122 raste dhe posedim i substancave narkotike 16 raste gjate vitit 2018”, kanë thënë nga Policia.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se numri i rasteve kriminale në shkolla gjatë 2018-ës ka qenë 520 raste.
“Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në shkolla dhe përreth tyre gjate vitit që lamë pas ka zbatuar dhjetë projekte të ndryshme dhe ka realizuar plane operative. Kështu, marrë në përgjithësi numri i rasteve kriminale të ndodhura në shkolla dhe përreth tyre krahasuar me vitin 2017 ka shënuar rënie (nga 594 raste në 520 raste)”, kanë thënë në përgjigjen e Policisë.
E për këtë eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë për arbresh.info se shteti duhet të ofroj siguri në dhe rreth shkollave.
“Shteti duhet të ofrojë siguri në shkolla dhe të vlerësojë nëse për këtë qëllim duhet të angazhohen kompani të sigurimit, të vendosen kamera ose të merren masa të tjera. Gjithsesi, këto masa nuk duhet të kufizohen vetëm në shkollë, por edhe në hapësirat rreth shkollave, ku shpesh raportohet prezenca e grupeve të huliganëve, madje edhe dilerëve të substancave narkotike. Kjo është përgjegjësi e ndarë e autoriteteve arsimore dhe e policisë dhe duhet të ekzistojë një bashkërenditje e vazhdueshme në mes tyre”, ka thënë ai.
E për rastet kur prindërit paguajnë vet kompani për sigurimin fizik të shkollave, Pupovci ka thënë se ndodhë pasi buxheti është i pamjaftueshëm.
“Në parim, shteti duhet ta trajtojë me prioritet sigurinë e fëmijëve, duke kontraktuar shërbime sigurimi nga kompanitë, aty ku vlerësohet se ka nevojë. Por, realiteti në Kosovë është se buxheti nuk është i mjaftueshëm për nevojat që ka shkolla, prandaj edhe kërkohet kontributi i prindërve. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe që prindërit të kontribuojnë në shpenzimet e shkollës, aty ku ka mundësi, por do të ishte më e arsyeshme që kontributi i tyre të shfrytëzohet për ndonjë riparim ose sigurim të mjeteve mësimore, ndërsa shërbimet e sigurisë t’i ngarkohen buxhetit”, ka shtuar Pupovci.
E anëtarja e Komisionit për Arsim, Tetuta Haxhiu ka thënë për arbresh.info se sigurimi fizik në shkolla është elementar.
“Sigurimi fizik është jetik, kërkesat janë shumë të mëdha për gjithçka brenda shkollave për të cilat kanë nevojë nxënësit dhe mësimdhënësit por sigurimi fizik është elementar”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka shtuar se nuk pajton me rastet kur prindërit paguajnë sigurimin fizik në shkolla.
“Nëse kompanitë e ndryshme janë të angazhuara dhe prindërit paguajnë për të, për mu është diçka që nuk duhet të ndodhë. Nxënësit nuk duhet të paguajnë por niveli lokal duhet të kryej këtë obligim pra çdo kompani”, ka përfunduar Haxhiu.
Ndryshe arbresh.info ka raportuar për rastin e komunës së Vushtrrisë kur komuna u ka ofruar sigurim fizik të shkollave objekteve shkollore.
E për këtë Lulzim Bivolaku, drejtor i gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri ka thënë për arbresh.info se e mirëpret këtë vendim.
“Po ky vendim besoj se do të ndikoj pozitivisht edhe pse në gjimnaz kemi shumë rrallë incidente por që punëtor e sigurimit”, ka thënë ai.
Por Bivolaku ka thënë se shkolla që ai udhëheq tash e sa vite ka punëtor të sigurimit.
“Prej se kemi hyrë në objektin ri të shkollës kemi pas gjithmonë punëtorë të sigurimit në objektin shkollor. Dy kanë qëndruar gjatë ditës ndërsa dy të tjerë natën”, ka shtuar ai.
Kjo është e rregulluar edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Sipas nenit 7 paragrafit 3 nënparagrafët 3.3. dhe 3.4 është në kompetencë e komunës sigurimi i ambientit të sigurt për nxënësit dhe personelin
“Në bazë të nenit 7 paragrafit 3 nënparagrafët 3.3. dhe 3.4., të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, sigurimi i ambientit të sigurt për nxënësit dhe personelin, si dhe bashkëpunimi me prindër, polici dhe autoritetet tjera publike, marrja e hapave për sjelljet e dhunshme, është kompetencë e komunës”, thuhet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar./Agnesa Çitaku/Arbresh.info/
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme