52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

11:44 | 17 Shtator 2022
K.B

Një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu.

Ajo ka njoftuar se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme