52 aktakuza kundër 69 personave brenda 24 orëve

12:08 | 12 Prill 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme