Xhemile Krasiniqi është një pasioniste e bletarisë nga fshati Mazgit i Obiliqit.
Për të, kujdesi ndaj bletëve dhe prodhimi i mjaltit nuk janë vetëm punë, por gjithashtu pasion dhe profesion. Edhe pse fillimisht kishte frikë nga bletët, ajo e sfidoi veten dhe tani është e përkushtuar maksimalisht ndaj tyre.
51 vjeçarja këtë rrugëtim e filloi vetëm më pesë koshere me bletë, tani më ajo ka 36 koshere dhe ka tetë vite që merret me to.
Krasiniqi na ambientoi edhe me bletët duke na treguar për procesin e prodhimit të mjaltit, duke theksuar se bletët kanë kohën e tyre dhe prodhojnë mjaltin sipas sezonës.
“Bleta e donë qetësinë, do ta shohim se a ka pru mjaltë apo nuk ka pru mjaltë fare, dmth kjo është me pjellë me mizë e mbushur sepse ajo do të sigurojë edhe veten me ushqim ajo nuk mendon vetëm për neve. Kjo është më mjaltë të dyllosur dhe kur mbyllet korniza është e gatshme për ta nxjerrë por tani për tani jo, jemi në Kkorrik dhe sezona ndryshon andaj nuk sjellë mjaltë”, tha ajo.
Ajo tha se ka nxjerrë mjaftueshëm mjaltë, por prodhimi varet nga aktiviteti i bletëve. Mjaltin që ata prodhojnë, ajo e konsumon dhe e ndanë për familjen e saj kurse pjesën tjetër e tregton, por nuk e importon.
“Varet prej kohës se sa bletët bijnë mjaltë, edhe mjaltin që e bijnë ata e marrim e konsumojmë dhe me pas e tregtojë sa më duhet për familje dhe e shes por nuk e importojë”, tha Krasniqi.
Plani i saj është të zgjerojë numrin e koshereve, por deri në masën që mund të i kushtojë kohën atyre.
“Ta rrisë numrin e koshereve e kam në plan, varet sa më premton kohën pasi që merrem edhe më punë të tjera aq sa më premton koha të merrem me bletarinë e rrisë por nëse e shohë që nuk më premton do ndaloj, bleta e donë një kohë strikte nuk e donë sot po nesër jo, po duhet qatë kohë që e ka të merrem më të por varet nga koha ime”, shtoi ajo.
Zakonisht ajo tha se në pranverë dhe vjeshtë janë më shumë kurse në këtë kohë bletët vetëm i shikojmë se a kanë sjellë mjaltë.
Përveç bletëve ajo pjesën tjetër të kohës ia kushton oborrit të saj ku ka edhe 160 trupa me lajthi, kumbulla, dardha, mollë e shumë pemë të tjera prej fillimit të pranverës e deri në fund të vjeshtës po ashtu ajo ka një serrë në të cilën ka perime të ndryshme dhe një lulishte./Arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit