Drejtori i Qendrës Emergjente të Kosovës, Naser Syla, ka njoftuar se për gjysmë dite të festës së Bajramit, 51 persona kanë përfunduar në Klinikën Emergjente.
“Që nga ora 12 pasdite e gjer tani kanë qenë 51 pacientë të aksidentuar. Katër janë pranuar në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla për Edicionin Special.
Ai po ashtu ka njoftuar se një pacient nga një aksident i ndodhur në Graçanicë është dërguar jashtë vendit.
Syla tha se stafi është i mjaftueshëm, pavarësisht festës, pasi që mjekët punojnë gjithmonë, pasi puna ua dikton asisoj.
“Stafi është i njëjtë, pavarësisht a është festë, për shkak se në mjekësi nuk qëndrojnë festat”.
“Stafi ka qenë i mjaftueshëm. Qendra Emergjente është gjithmonë e përgatitur, por për fat të keq nuk kemi pasur numër të madh të pacientëve të tjerë, të cilët nuk janë për Qendër Emergjente, por që shkaktojnë ngarkesë të madhe për stafin, si dhe sa u përket analizave dhe ekzaminimeve”.
Ai dërgoi mesazh që të vozitet me kujdes, pasi që nga vozitja e shpejtë dhe e pakujdesshme po shkaktohen shumica e aksidenteve./orainfo/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...