Google ADS

51 persona me oksigjenoterapi, pesë në gjendje kritike

11:08 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Klinikën Infektive të QKUK-së të hospitalizuar janë 101 persona me Covid-19.

51 raste prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan portali arbresh.info.

Pesë të tjerë janë në gjendje kritike, thuhet në raportin e QKUK-së.

Ndërkohë një pacient 66-vjeçar ka ndërruar jetë, për të cilin dyshohet se ishte i infektuar me koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme