51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në vend, policia shqipton mbi 2 mijë gjoba

09:01 | 22 Maj 2024
E.H

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 5 tiketa për shkelësit e trafikut.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej tyre 15 janë aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 20 persona, 8 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme