51 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba

09:11 | 7 Korrik 2024
E.G

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 25 prej tyre janë me të lënduar dhe 26 me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, janë shqiptuar 1 mijë e 780 gjoba trafiku.

Ndërsa 18 persona janë arrestuar dhe 13 janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme