Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka realizuar premtimin elektoral për ndarjen e 500 eurove për çdo lindje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Sot i kemi pyetur qytetarët se a duhet dhe komunat tjera, përkatësisht Prishtina, që të ndërmarrin një iniciativë të tillë për stimulimin e krijimit të familjes tek çiftet e reja.
Një qytetare nga Rahoveci thotë se ndihet krenare me ketë vendim, pasi shtyn gratë të lindin në vendin e tyre.
“Unë e lexova para dy dite këtë iniciativë të Rahovecit, meqë dhe vijë nga Rahoveci, ndihem shumë krenare që Komuna e Rahovecit ka marr këtë iniciativë, e para sepse të gjitha gratë dhe prej rajoneve; Rahovec, Gjakovë, Prizren, vijnë shumë në Prishtinë për të lindur, kjo është një shtytje që me shku ato me lind në vendin e vetë, sepse është më afër, kushtet janë sigurisht tek se e kanë marrë këtë iniciativë”, tha ajo.
Tutje, ajo shton se kjo iniciativë duhet të ndermirët nga të gjitha komunat, pasi i stimulojnë nënat që të lindin në vendin e tyre.
“E dyta, mirë kishte me qenë që të gjitha komunat me marrë këtë iniciativë, sepse i stimulojnë nënat me lind në vendin e tyre, sepse nataliteti na ka ra, dhe mos me u ngarku spitali i Prishtinës, siç është i ngarkuar me vite të tëra, dhe gjithsesi është një përfitim për nënat e reja”, përfundoi ajo.
Një qytetar tjetër u shpreh se çdo qytet duhet ta ndërmarrë këtë vendim.
“Për spital, besoj që çdo qytet dhe çdo vend duhet me bo ata, mirëpo varet prej të ardhurave që i ka komuna, ndoshta Rahoveci ka të ardhura më shumë nuk e di ata, po mirë është më bo”, tha ai.
Një qytetar tjetër u shpreh se të rinjtë po ‘ikin’ nga krijimi i familjes, dhe e krahason kohën e tashme me të kaluarën, duke thënë se gratë kanë bërë 5 deri në 8 fëmijë, e tash po e përfundojnë vetëm me 2.
“Pa marr parasysh Prishtina, pse jo në qoftë se kanë kushte kanë mundësi me bo ato, prandaj është shumë me vend Latifi që e paska bo atë, këta të rinjtë, po ikin prej fëmijëve, një fëmijë dy, nënat tona i kanë pas ka 5 – 6 fëmijë, ose 7-8 fëmijë, një motër e babës tem i ka pasë 11 fëmijë, dhe i ka rritë të gjithë, dhe çfarë kushte kanë pasur, mirëpo kushtet janë më të mira tash”, përfundoi ai./Arbresh.infoi/Rita Jakupi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...