500 euro, 5 pikë negative, një vit pa patentë shoferë, pasi voziti 114 km/h

15:07 | 7 Shkurt 2022
A Z

500 euro, pesë pikë negative, një vit pa patentë shoferë, për vushtrrinasin pasi voziti 114 km/h në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Vushtrri, më 5 shkurt 2022
Sot, më 05.02.2022, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, gjatë detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 114 km/h në zonën urbane apo në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej një (1) viti, gjoba dhe masa këto të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088 ./arbresh.info/

Të ngjashme