50 punonjës fitojnë rastin ndaj MSH-së për shtesat gjatë Covid-19

17:43 | 2 Tetor 2024
K.B

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar për fitimin e kontestit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, për mos pagesat e shtesave gjatë punës së punonjësve shëndetësorë në periudhën e Covid-19.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai ka thënë se 50 punonjës do të paguhen pas rastit të fituar.

“Sindikata e cila flet shumë, punon shumë, ka pranuar Aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 50 punëtorë, ku ne kemi fituar kontestin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me pagesat e Covid 19. Shumë shpejt shpresojmë që këto mjete do të barten në llogarinë e secilit punëtorë. Organizimi e qanë edhe gurin”, ka shkruar Azemi.

Të ngjashme