Google ADS

“50 milionë euro Prishtinës për sigurinë kombëtare”, zbardhet amendamenti i Bashës për ndryshime në ligjin e buxhetit 2024

14:04 | 21 Janar 2024
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dorëzoi në Kuvend e Shqipërisë një amendament për disa ndryshime në ligjin për “buxhetin e vitin 2024”, pasi kërkon rialokim të rreth 50 milion eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

Në dokument thuhet se PD kërkon ndryshim në nenin 11 të ligjit për “buxhetin 2024”, konkretisht:

5.000 lekë ndihmë financiare ushtarake për Kosovën

525.437 milionë lekë shpenzime të buxhetit qendror

2.500 milionë lekë fondi rezervë i buxhetit

11.000 milionë lekë kontigjenca për rritjen e pagave

5.300 milionë lekë kontigjenca për risqet e borxhit

“Duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024″, argumenton PD në këtë amendim.

“Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale ne një kohë në të cilën Republika e Serbisë po riarmatoset me objektiva të deklaruar per ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentinykur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim që të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. Nuk ka dyshim se asgjë e këtyre përmasave nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Dhe as nuk ishte ky i vetmi operacion për ndyshimin me forcë të status quo-sé në të cilin është përfshirë aktualisht Serbia.

Nxitja dhe mbështetja për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnje-Hercegovina përpjekja për të kontrolluar infrastrukturën politike të Malit të Zi dhe infiltrimi strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, të gjitha bëjnë pjesë në strategjinë e shtetit serb për të diktuar në terren një realitet të ri, të cilin liderët e Beogradit e etiketojnë publikisht si Bota Serbe.

Kjo është një përpjekje për të imponuar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe pushtimeve të territorit. Rezultati përfundimtar do të përmbyste arkitekturën e sigurisë euro-atlantike të Europës Juglindore dhe do t’i jepte një goditje potencialisht vdekjeprurëse paqes dhe stabilitetit në Europë”, thuhet në komunet./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme