50 mijë followers nga Egjipti në mbështetje të fuqishme për thyerjen e rekordit nga Kurti

07:02 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Militantët e Kurtit janë lavdëruar se lideri i tyre ka thyer rekordin e shikueshmërisë. Këtë e kanë përkthyer kinse si përkrahje popullore ndaj Kurtit. Mirëpo, faktet hedhin dyshime se një pjesë e madhe e shikimeve nuk ishin të vërteta.

Një numër i madh i tyre kanë ardhur nga Egjipti, një vend larg Kosovës me një popullsi që nuk e njeh gjuhën shqipe dhe që nuk është e interesuar për zhvillimet politike në Kosovë.

Por, për militantët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka qenë shumë e rëndësishme kjo. E rëndësishmja, ka qenë që të shihet në opinion një mbështetje shumë e madhe e liderit të tyre, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kështu  Kurti,sipas kësaj, të cilësohet si një nga politikanët më të ndjekur në Kosovë.

Linku i intervistës së kryeministrit në detyrë, në këtë faqe egjiptiane është shpërndarë nga një faqe tjetër me emrin “Ngjarje dhe foto interesante”, e cila përveç kësaj, linkun e intervistës së Kurtit, e ka shpërndarë edhe nëpër shumë faqe të tjera.

Kësisoj, me këtë mobilizim shikueshmëria e këtij emisioni ka shkuar 72 mijë.

Me këtë shifër, Kurti ia kalon presidentit të një konfederate me 50 shtete, Donald Trump, i cili ka 113 mijë shikime në konferencën ku ka folur për KoronaVirusin.

Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, ka 72 mijë, në një vend me 1.7 milionë banorë, që i bije të jetë sa një lagje e New York-ut.

https://www.youtube.com/watch?v=O4N06Vnka2U&feature=emb_title

 

Por, përpos Egjiptit, aktiv sonte në mbështetje të Kurtit, ishin edhe fake profilet, si: Champion League Shkup e Virgil Van Dijk. Ndërsa janë përdorë edhe faqe që nuk janë media e as profile zyrtare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte ishte në emision Desk, ku foli për zhvillimet politike në vend, menjëherë pas tërheqjes së taksës për mallrat Serbe, të cilën tha se do ta zëvendësoi me reciprocitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme