Aeroporti i Prishtinës ka dalë me statistika të reja gjatë vitit 2020. Sipas këtij raporti, 50% më pak ka pasur udhëtarë dhe fluturime.
Sipas Valentina Garës nga aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, në vitin 2020 ka pasur 50% më pak udhëtarë e po ashtu edhe fluturime.
“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, tha Gara për RTV Dukagjinin.
Po ashtu, sipas saj, të njëjtat trende priten për aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit.
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj