Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...