Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 50 familje me kushtet më të rënda sociale në Prishtinë kanë përfituar nga programi i komunës për ndarjen e banesave sociale.
Komuna ka bërë ndërtimin e 100 banesave sociale.
Ahmeti tha se nga ky numër, 50 banesa do të ndahen për familjet me kushte të rënda sociale ndërkaq 50 të tjera do të ndahen për kategoritë e dala nga lufta, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se për të fituar strehim kanë aplikuar 331 familje prej të cilave 301 kanë nevojë për banesa.
“Kanë aplikuar në total 331 familje të ciklat kanë konkuruar për të fituar nga programi. 301 prej tyre i kanë plotësuar kushtet dhe janë verifikuar në terren. 301 familje i përmbushin kushtet që të kenë nevojë për banim ndërkaq 50 prej tyre u kemi ndarë banesa”, është shprehur Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se ka pasur raste kur familjet edhe kanë gënjyer për kushtet ndërkohë që, sipas tij këto banesa përfituesve u jepen për afat 3 vjeçar.
“Kontratat janë 3 vjeçare, nuk i marrin banesat në pronësi por vetëm në shfrytëzim. Në këtë proces 14 familje janë nëna vetëushqyse, nëna që kujdeset vetë për fëmijët dhe kujdesen për mirëqenien e familjes”, tha Ahmeti.
Lista e plotë e përfituesve të banesave sociale pritet të publikohet sot pasdite ndërkohë që numri i personave që do të strehohen në banesat në Hajvali është gjithsej 240 sosh.
Afati për ankesa në komunën e Prishtinës për aplikuesit e pakënaqur do të jetë 10 ditë, ndërkaq 30 ditë të tjera do të jenë afat për deponim të ankesës në ministri./Arbresh.info.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...