Nga 3 prilli ka hyrë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese kur përdorni telefonin kur jeni në trafik.
Policia me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë apel të shoferët dhe te këmbësorët për respektim të këtij ligji, shkruan Arbresh.info.
Më tej, kanë treguar edhe për masat dhe gjobat për mosrespektimin e kësaj rregulle.
Njoftimi i plotë:
Përdorimi i TELEFONIT kur jeni në trafik!
Nga 3 prilli 2024 hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese kur përdorni telefonin kur jeni në trafik.
Shoferë:
Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë:
(1)-pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit
(2)-pikë negative, (3) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë
(3)-pikë negative, (6) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë
Këmbësorë:
Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë
(50) euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij rregulli.
Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!
Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve!/Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030