50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqipton mbi 1500 tiketa trafiku

09:44 | 7 Prill 2024
E.H

Policia e Kosovës përmes raportin ditor bënë të ditur se janë shqiptuar 1 mijë e 541 tiketa trafiku brenda 24 orëve të fundit.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 50 aksidente në trafik, prej tyre 18 aksidente janë me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 8 persona, pesë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme