Google ADS

5 vjet pas pranimit në UEFA, Pacolli kritikon për mosinvestime në infrastrukturë  sportive

14:52 | 3 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në pesë vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA, ka thënë se për këtë ja sakrifikuar shume breza.

Pacolli duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme pranimin e Kosovës, ka kritikuar qasjen e institucioneve në investimin e infrastrukturës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjendja aktuale në fushat e futbollit të Kosovës nuk është të cilën dëshirojnë ta shohin tifozët  e kësaj loje.

Postimi i plotë i tij:

 

5 vjet në UEFA

5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave…

Ëndrrës së shumë talentëve, që u shuan pa e shijuar, duke qenë të getoizuar dhe të privuar nga e drejta për garë të barabartë me të tjerët.

5 vjet kur UEFA përmirësoi një padrejtësi që i bëhej sportit më popullor në Kosovë dhe investimeve të shumta nga njerëz të vullnetit të mirë.

Urimet u takojnë pishtarëve që mbajtën gjallë futbollin, përkundër vështirësive.

5 vjet pas pranimit, kur kthejmë kokën prapa, shikojmë investimet infrastrukturore, që lënë shumëçka për t’u dëshiruar.

Gjendja aktuale, nuk është ajo që e dëshironte gjithsecili që është në rrethin e këtij sporti magjik.

Megjithatë, magjia e futbollit vazhdon të shkëlqejë, duke pritur që shpejtë të dalë nga improvizimet dhe planifikimet sot për sot.

Duhet të fillojmë të mendojmë secili, për t’ia dhënë meritat futbollit e sportit në përgjithësi, për kontributin dhe promovimin e madh që ia kanë bërë Republikës sonë.

Para sportit, u gjunjëzuan edhe kundështarët më të mëdhenjë të shtetësisë së Kosovës, edhe shtetet të cilave simbolet dhe himni i “Dardanëve”, iu imponuan me sukseset e arritura

5 vjet pas pranimit në UEFA, uroj të gjithë komunitetin e futbollit, për këtë përvjetor, me dëshirën që hapa të tjerë akoma më gjigantë të bëjmë në 5 vitet e ardhshme.

Shoqëria e bizneset duhet të bëjnë më shumë për futbollin e sportin, duke e shfrytëzuar si vegëz të rëndësishme edhe për interesa nacionale dhe forcim të shtetësisë së vendit tonë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme