Në Kosovë sot janë bërë pesë vjet që kur janë shfaqur dy rastet e para pozitive me Covid-19.
Më 13 mars të vitit 2020 dy qytetarë, një burrë 77-vjeç nga komuna e Vitisë si dhe një shtetase italiane 20-vjeçare rezultuan pozitiv me Covid-19.
Këta dy persona ishin pacientët zero në Kosovë të cilët e shënuan fillimin e pandemisë globale e cila ishte shpallur vetëm dy ditë më herët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo pandemi ka prekur mbi 273 mijë njerëz ndërsa ka lënë të vdekur 3211 persona.
Vaksina kundër kësaj sëmundje të shkaktuar nga koronavirusi, u zbulua në dhjetor 2021 më pak se një vit nga shfaqja e kësaj pandemie. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza mbi 46 për qind e popullsisë, ndërsa në total janë të vaksinuar 51 për qind e qytetarëve.
Covid-19 në botë ka infektuar 759,408,703 ndërsa të vdekur kanë mbetur 6,866,434.
Kruja i shkon të djathtës, PD-në mposht PS-në me rreth 200 v...
Kompania kosovare mohon raportimet për bllokimin e autobusit...
Të shtëna gjatë një ahengu në Shtime, arrestohet një 50-vjeç...
Trump nis vizitën katërditore në Lindjen e Mesme – ekonomia ...
Edi Rama pas zgjedhjeve: Fitoren e prisja
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt ...