Janë bërë 5 vite që nga nënshkrimi i MSA-së, e pavarësisht kësaj Kosova është shumë larg BE-së.
Kështu thotë ish-zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se niveli i zbatimit të reformave Evropiane asnjëherë nuk ka qenë më i ulët.
Ai po ashtu ka përmendur edhe disa nga reformat evropiane që Kosova nuk i ka zbatuar./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kanë kaluar pesë vite që nga nënshkrimi i MSA-së. Deri më sot Kosova është dashur të siguroj një zbatim të avancuar të MSA-së dhe të jetë në rrugë të mbarë drejt statusit të vendit kandidat.
Në vend të kësaj, Raporti i Vendit konfirmoj se ka pasur progres të kufizuar në zbatimin e MSA-së dhe Agjendës Evropiane të reformave. Sot ne shohim se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së. Niveli i zbatimit të reformave Evropiane asnjëherë nuk ka qenë më i ulët. Ndërsa, Kosova asnjëherë më e i izoluar
Në vazhdimësi kjo klasë politike e humbësve ka refuzuar të zbatoj reformat Evropiane:
– Në vitin 2016, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-se, kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741 masa, apo 55% të programit.
– Në vitin 2017, Programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600 masa, apo 62% të programit.
– Në vitin 2018, Programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362 masa, apo 68% të programit.
– Në vitin 2019, Programi kishte 401 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 204 masa, apo 51% të programit.
– Në vitin 2020, Programi kishte 206 masa, dhe qeveria në këtë vitë ka dështuar në tërësi të monitoroj zbatimin e MSA-së.
Rruga jonë drejt BE-së, kryefjalë e ka sundimin e ligjit, me këtë qeveri pa legjitimitet qytetar e pa legalitet kushtetues nuk ka perspektiva evropiane për Kosovën
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...