Google ADS

5 të mitur rrahin bashkëmoshtarin e tyre në Gjakovë, ndalohet njëri nga ta

22:07 | 25 Tetor 2024
R J

Një përleshjë mes disa të miturve ka ndodhur rreth orës 13:45 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se pesë të mitur kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar lëndime.

“Rreth orës 13:45, në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, pesë të mitur (të gjinisë mashkullore) kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar lëndime. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Si pasojë e kësaj rrahje, njëri nga të miturit është ndalur me vendim të prokurorit. Ndërsa hetimet për katër të miturit e tjerë po vazhdojnë

“Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një nga të dyshuarit, të cilit, me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit. Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rast “lëndim i lehtë trupor”. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë”,ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme