Në orët e së hënës mbrëma në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.
I pari Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkuar t’i vizitojë të lënduarit në Qendrën Klinike Universitare, ku u ka uruar shërim të shpejtë.
Sipas Lladrovcit, asnjëri prej të lënduarve nuk ka pësuar lëndime të rënda.
“Sonte, Korroticën e Epërme, ka ngjarë një aksident trafiku me ç’ rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.
Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet”., ka shkruar Lladrovci në facebook.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...