Rrahen mes vete katër persona për një shtyllë elektrike

08:53 | 19 Qershor 2022
K.B

Katër persona janë rrahur në mes vetë, për një shtyllë elektrike.

Si pasojë e kësaj tre prej tyre kanë pësuar lëndime, ku edhe kanë marrë tretman mjekësor.

Përveç kësaj, kanë shkaktuar dëme edhe në kamionin e njërit prej të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RAPORTI
Pejë 18.06.2022 – 12:26. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike ishin përfshi në rrahje. Si pasoj e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme