Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit meaxhues i “Agro Holding Kosova”, Bekim Krasniqi në Suharekë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se njesiti kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asnjë mjet ose diçka madje as persona të dyshuar.
“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qen i menjhereshem. Patrullat kane kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kane hasur në diqka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion”, deklaroi Gashi.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...