Google ADS

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në “Breg të Diellit”- ja çfarë u gjet gjatë bastisjes

09:44 | 14 Qershor 2024
E.K

Mbrëmë rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia e Kosovës  në raportin 24 orësh bën të ditur se  në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor. Me urdhër të prokurorit është hapur rast për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i narkotikëve.

“Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

 

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, policia jep detaje

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme