Pesë persona të prekur me Covid 19 në Kosovë janë në gjendje të rëndë.
Të njëjtit janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur QKUK.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.
Ndërsa 14 raste janë në gjendje stabile.
“Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 08.06.2020, janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;
14 raste janë në gjendje stabile.
5 raste në gjendje te rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...