Për një vit rreth 1 mijë pacient janë trajtuar në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK

14:07 | 30 Mars 2022
S D

Qindra pacientë me probleme reumatologjike, kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Reumatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton arbresh.info.

Në periudhën janar-dhjetor në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë për trajtim 903 pacientë.

Për 12 muaj, janë kryer 6 mijë e 641 vizita ambulantore dhe janë realizuar 288 konsulta jashtë klinikës.

Sipas raportit vjetor të punës, vitin e kaluar në Klinikën Reumatologjisë janë bërë edhe 1 mijë e 890 EKG dhe 102 Echo Abdominale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme