Pas Kurtit në Prishtinë, Lajçak takohet me Vuçiqin në New York

08:45 | 21 Shtator 2022
A Z

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në New York.

Ai tha se me presidentin serb, pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti në Prishtinë, ka biseduar për rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Pas takimit me kryeministrin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, unë vazhdova bisedimet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në New York sot. Në margjinat e Asamblesë së Përgjitshme të Kombeve të Bashkuara, ne biseduam për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçak në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme