Në intensiven e Klinikës Infektive për momentin janë duke u trajtuar pesë pacientë me COVID-19.
Doktoresha Jehona Zhuti ka thënë se pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në intensiven e Klinikës Infektive momentalisht janë pesë pacientë që janë të shtrirë. Fatkeqësisht kapaciteti është deri në gjashtë pacientë. Ata janë në gjendje të rëndë. Jemi duke dhënë maksimumin me ato mjete që kemi”, ka thënë ajo për EO.
Zhuti ka thënë se rritja e numrit të rasteve të infektuara po e ngarkon Klinikën Infektive.
“Rritja e numrit të rasteve po e ngarkon Klinikën Infektive dhe mund të them se në rolin e specializantes se është një gjendje mjaftë e rënduar dhe faktikisht gati jemi të stërmbushur me pacient. Kështu që nuk është një situatë e mirë. Është një situatë goxha alarmuese”, ka përfunduar Zhuti.
Maqedonci takon gjeneral Clark, e informon për arritjet e FS...
Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
Prezantohen drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqe të Shq...
“Nuk ka vend për shqetësim” Komuna e Prishtinës bën një njof...
Osmani – gjeneral Clarkut: Vendosmëria juaj i kontribu...
Kurti: Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës n...