Në fjalën e saj në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se trafikimi është njollë shqetësuese për njerëzimin dhe se trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e rendit.
Osmani tha se 60% e rasteve të viktimave në Kosovë janë vajza nën moshën 18 vjeç.
Ajo tha se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë t’i thuash jo garantimit për të drejtat e njeriut, shkruan abcnews.al.
“Trafikimi jo vetëm krim i rëndë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Është njollë shqetësuese për njerëzit. Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit për të rritur aktivitetin e tyre. Problemi qëndron te fakti se te pjesa më e madhe e shoqerisë e mendon si diçka të largët. Trafikimi nuk njeh racë nuk njeh gjini nuk njeh moshë. Trafikantët kanë përfituar nga mjerimi i të varfërve, pasurohen nga të varfrit. 27 milionë gra, vajza dhe burra trafikohen në vit nga çdo anë e botës. 3 të 4 e viktimave e trafikantëve në BE janë vajza të reja. 60% e rasteve të viktimave janë nën moshën 18 vjeçare në Kosovë. Statistikat vazhdojnë të jenë të mangëta. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave është parakusht për luftimin e këtij fenomeni. Ti thuash jo Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë ti thuash jo garantimit për të drejtat e njeriut”, tha Osmani./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%