“Na ktheni përgjigje në ora 16:00, se kemi kurs gjermanishte në 17:00”

09:31 | 25 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 për një orë do të protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim ARSYEJA”, “Rrezikova vetën dhe familjen time, për të të shpëtuar ty dhe familjen tënde DHE SI U SHPËRBLEVA”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar personeli shëndetësor./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme