Me 74 vota për janë miratuar rekomandimet për raportin e auditimit lidhur me pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020, për të cilat rekomandime, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se disa nga to tashmë veçse kanë filluar të zbatohen, shkruan arbresh.info.
Duke folur për raportin e Auditorit për pasqyrat financiare të vitit 2020, Nagavci tha se tashmë disa nga këto rekomandime kanë nis të zbatohen, ku 32 zyrtarëve serbë u është ndërprerë pagesa si zyrtar të ish mbrojtjes civile.
“Pagesa e 32 zyrtarëve të komunitetit serb si zyrtar të ish mbrojtjes civil në vlerë prej 135 mijë e 760 eurove ashtu siç besoj jeni njohur u janë ndaluar pagesat për këta zyrtar dhe të gjithë janë lajmëruar në MASHT dhe kanë thënë se gjatë gjithë këtyre viteve askush asnjëherë nuk i ka kontaktuar dhe nuk ka kërkuar asnjë -punë dhe përgjegjësi nga ta, kjo gjë është edhe njëri nga rekomandimet që do të zbatohet në tërësi dhe nuk do ketë situata të tilla të keqpërdorimit të buxhetit”, tha Nagavci./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...