Rreth 25 mijë nxënës do të i nënshtrohen këtë vit testit të maturës shtetërore, i cili do të mbahet me 22 qershor.
Prej tyre, rreth 2 mijë maturantë janë nxënës të rregullt ndërsa të tjerët janë maturant që nuk e kanë kryer testin viteve të kaluara.
Kështu kanë bërë të ditur për Arbresh.info nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
“Numri i maturantëve të rregullt këtë vit është diku 2 mijë, mirëpo janë edhe disa maturant që nuk e kanë kryer viteve të kaluara, varësisht prej numrit sa e paraqesin, pritet që rreth 25 mijë maturant të hyn në maturë por nuk do të thotë që e paraqesin të gjithë”, thuhet në përgjigjen e MASHT.
Nga kjo ministri, po ashtu tregojnë se testi i maturës do t’i ketë 100 pyetje dhe formati edhe këtë vit do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar.
Në bazë të maturantëve, MASHT-i thekson se planifikohen që të hapen rreth 180 qendra të testimit, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe të përcaktohen administratorët dhe mbikëqyrësit e procesit të testit.
“Qendrat ende nuk i kemi përcaktu të gjitha. Janë diku rreth 180 qendra që planifikohen në bazë të numrit të maturantëve. Administratorët janë komunat duke i përzgjedh, në bazë të idesë që e kemi përcaktu si MASHT, javën tjetër do të kryet zgjedhja e administratorëve dhe do t’i dërgojmë materialet për trajnim që do të kryhen nga komunat”, bënë të ditur MASHT për Arbresh.info
Tashmë është bërë si ‘traditë’ nga viti në vit që testi i maturës të shpërndahet nëpër rrjetet sociale nga nxënësit.
Kjo dukuri nuk ka mundur të parandalohet dhe ekziston mundësia që edhe këtë vit të përsëritet, ani se sipas MASHTI-t nuk do të ketë efekt pozitiv.
“Paraqitjen e maturës nxënësit do ta bëjnë online dhe kur ju shkon konfirmimi nga shkolla, së bashku me një konfirmim, ju shkon edhe një vërejtje që nxënësit vetëm për posedim të telefonit largohet nga testi. Ka raste që nxënësit arrijnë me i qit nëpër portale, mirëpo efekti i atyre postimeve është shumë i vogël. Në fakt ato po na bëjnë dëme, sepse po publikohet testi, mirëpo shumë pak nxënës arrijnë të kenë qasje në rrjetet sociale. Më shumë janë nga jashtë sesa nga brenda”, pohojnë nga MASHT-it
MASHT: Këtë vit qendrat e testimit i cakton komuna
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe nxënësit e klasës së njëjtë nuk do lejohen të testohen në qendrën e njëjtë.
“Këtë vit qendrat e testimit i cakton komuna, kurse shpërndarjen e nxënësve e bënë MASHT-i. Jo më e njëjta shkollë në një qendër, por nga e njëjta shkollë do të shpërndahen në disa qendra. D.m.th. nuk do të jenë nxënësit e një klase, maksimum 2 deri 3 nxënës mund të jenë në një sallë të testimit”, thotë ministria e Arsimit.
Mirëpo, njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani tha se siç ka ndodhur në të kaluarën edhe këtë vit procesi i testit të maturës do të kaloj me vështirësi dhe parregullsi të shumta.
Osmani në një prononcim për Arbresh.info thotë se problemi kryesor që e ndjek këtë provim është kopjimi masiv i nxënësve.
“Organizimi i testit të maturës për një kohë të gjatë është shoqëruar me vështirësi dhe parregullsi të shumta. Fatkeqësisht, edhe sivjet nuk ka shenja se do të kemi organizim më të mirë dhe si pasojë nuk presë rezultate më të mira. Problemi kryesor që e ndjekë këtë provim është rrjedhja e testit dhe kopjimi masovik, kështu rezultatet e këtij provimi janë më tepër sipërfaqësore sesa që pasqyrojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve pjesëmarrës”, ka deklaruar Osmani.
Ndryshe, testi shtetëror i maturës ndikon në përcaktimin e fatit të mëtutjeshëm shkollor për nxënësit që kanë përfunduar klasën e 12-t.
Përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime universitare.
Vitin e kaluar, testit të maturës i janë nënshtruar 21 mijë nxënës në gjithë vendin./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...